I grisi kartonin gjyqtarit si Salihi, ja sa u dënua nga Komisioni i Disiplinës sulmuesi i Albpetrolit!
Sulmuesi i Albpetrolit, Marjus Muhametaj, rrëmbeu skenën ditën e diel, teksa rikthehu edhe njëherë gjestin e Hamdi Salihit, në majin e vitit 2017-të, ku i grisi kartonin gjyqtarit Enea Jorgji në sfidën Kukës-Skënderbeu.
Futbollisti i skuadrës patosarake, u tradhtua nga nervat në sfidën ndaj Maliqit.
I riu ia mori kartonin nga duart kryesorit Egli Spahiu dhe e grisi. Në këtë takim u akorduan plot 4 kartonë të kuq. Për këtë gjest Muhametaj është dënuar nga Komisioni i Disiplinës me 8 ndeshje pezullim.