Digne rinovon deri në vitin 2025 me Everton!
Lucas Digne do të qëndrojë gjatë te Everton teksa zgjati edhe kontratën me klubin anglez.
Mbrojtësi i cili la Barcelonën në 2018-ën për të firmosur me Everton ka zhvilluar 97 ndeshje me 19 asiste dhe 5 gola duke u shndërruar në një lojtar shumë të rëndësishëm për Ancelottin.
27-vjeçari hodhi firmën në kontratën e re që do ta lidhë me Everton deri në vitin 2025 ndërsa u shpreh i lumtur dhe i sigurt që luan në skuadrën e duhur me të cilën dëshiron të shkëlqejë në Premier League dhe në Europë.