Drenica këndellet më në fund, duke triumfuar me rezultat 3:1 në Drenas kundër Feronikelit.
Skenderajasit fitojnë derbin e rajonit të Drenicës dhe importojnë pikë të plota në luftë për të ikur nga pjesa e poshtme e tabelës.
Për Drenicën shënuan Uka (18′ e 79’), Frashëri (45+3’) dhe për Feronikelin Simonovski (39’).
Duhet theksuar se në minutën e 47-të, Uka godet por shtylla shpëton “Niklin”.
Në fund të pjesës së parë Feronikeli mbetet me një futbollist me pak, karton i kuq për Bojkun. Drenica është në vend të nëntë me 23 pikë pas 21 jave në elitën e futbollit të Kosovës dhe Feronikeli i shtati me 24 sosh.
Superliga e Kosovës
Gjilani-Ballkani 1:1
Prishtina-Drita 2:0
Trepça '89-Llapi 1:0
Feronikeli-Drenica 1:3
Besa-Arbëria 0:3
Tabela
1. Ballkani 21 14 3 4 48:26 45
2. Drita 21 13 5 3 32:17 44
3. Prishtina 21 12 5 4 35:13 41
4. Gjilani 21 8 7 6 21:21 31
5. Trepça ’89 21 8 4 9 23:29 28
6. Arbëria 21 7 4 10 21:25 25
7. Feronikeli 21 5 9 7 24:21 24
8. Llapi 21 7 2 12 24:26 23
9. Drenica 21 6 5 10 15:29 23
10. Besa 21 1 4 16 13:49 7
Në javën e 22-të do të takohen: Arbëria-Feronikeli, Drenica-Gjilani, Drita-Besa, Llapi-Ballkani dhe Trepça '89-Prishtina.