Besa ka regjistruar edhe humbjen e radhës në kampionat, duke mbetur kështu në kuotën e shtatë pikëve pas 21 javësh.
Arbëria fitoi ndaj tyre me rezultat 3-0 duke marrë tre pikë të arta në luftë për mbijetesë.
Pas ndeshjes deklaratë dha trajneri i vendasëve, Leotrim Krasniqi.
“Kur pësuam ishte vështirë të riktheheshim, sidomos goli i tretë në fillim të pjesës së dytë na humbi shpresat. Sa i përket objektivit, ne duhet të bazohemi në ndeshjen e radhës”, tha ndër të tjera ai.
Kujtojmë se Besa momentalisht mbyllë tabelën e klasifikimit dhe sipas të gjitha gjasave edicionin tjetër do të bëjë gara në Ligën e Parë.