Skuadra e futsallit Liqeni nga Drenasi ka bërë senzacion me përforcimet e sotme, që i ka sjellë nga shteti kolumbian.
Me këto përforcime Liqeni do të jetë skuadër më e frikshme për rivalët e saj.
“FC Liqeni ka transferuar tre lojtar nga Kolumbia.
Lojtaret që do ti përfaqësojnë ngjyrat e klubit tonë janë Stiven Abril, Yulian Diaz dhe Camilo Sanchez.
Jorge Stiven Abril Garcia, kapiten i Kombëtares së Kolumbisë, ka luajtur për klube te njohura ne kampionatin e Kolumbisë, ndërsa së fundi ishte pjesë në Kampionatin e Francës.
Yulian David Diaz Montanez, pjesë e Kombëtares së Kolumbisë, ka luajtur për klube te njohura në Kolumbi, Portugali dhe së fundi në fampionatin francez.
Sebastin Camilo Sanchez Nagles, pjesë e Kombëtares së Kolumbisë, ka luajtur për klube te njohura ne kampionatin e Kolumbisë FC Liqeni iu uron mirëseardhje dhe suksese në klubin tonë”, njofton faqja e klubit.