Gjatë viteve, kemi pasur shumë debate se kush është mesfushori më i mirë në histori të Premier Ligës, dhe si duket më në fund kemi një përgjigje.
Sipas Premier Ligës, e cila ka përpiluar një listë ku përfshihen mesfushorët më të mirë të gjitha kohërave në këtë kompeticion, dhe vendi i parë nuk i takon asnjërit prej Gerrard, Lampard ose Scholes.
Në fakt, është njëri prej legjendave të Manchester United Roy Keane, që është në pozitën e parë, ose thënë ndryshe edhe si mesfushori më i mirë i gjitha kohërave në Premier Ligë.
Keane u lavdërua për mentalitetin fitues që kishte, dhe se ai ishte shtylla kryesore e skuadrës gjatë qëndrimit 12 vjeçar të tij në “Old Trafford”.
Irlandezi la prapa mesfushorin e Liverpool-it Steven Gerrard dhe atë të Chelsea-t Frank Lampard, respektivisht Gerrard në vendin e dytë dhe Lampard në të tretin.
Listën e plotë të mesfushorëve më të mirë në Premier Ligë e gjeni të bashkangjitur më poshtë.
1.Roy Keane – Manchester United (366 paraqitje) – 39 gola dhe 21 asistime
2.Steven Gerrard – Liverpool (504 paraqitje) – 121 gola dhe 97 asistime
3.Frank Lampard – Chelsea (611 paraqitje) – 177 gola dhe 118 asistime
4.Patrick Vieira – Arsenal (307 paraqitje) – 31 gola dhe 30 asistime
5.Paul Scholes – Manchester United (499 paraqitje) – 107 gola dhe 54 asistime.