Thierry Henry nuk do të jetë më trajneri i Montreal Impact.
Ish-sulmuesi ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të ekipit që luan në MLS për arsye familjare.
Fillimisht u mendua se dorëheqja e Henry lidhej me zërat që spekulonin se francezi do të merrte drejtimin e ekipit të Bournemouth në Championship, por këto lajme u hodhën poshtë, pasi bëhej fjalë për një arsye serioze.
Shpresojmë që Henry mos të ketë diçka shqetësuese në familje dhe të rikthehet sa më shpejt në rolin e trajnerit. Në të kaluarën, ish-sulmuesi drejtoi edhe Monacon për pak kohë, por në këtë aventurë ai dështoi dhe u shkarkua pas disa ndeshjesh.