Ismet Munishi ka analizuar rastet e dyshimta të ndeshjes, Prishtina – Drita, të cilën skuadra prishtinase e fitoi me rezultat 2:0. Munishi në rolin e analistit në televizionin ATV në emisionin “Direkt” deklaroi se Dritës i është anuluar një gol i rregullt, raporton Insporti.com.
Drita në pjesën e dytë shënoi një gol nëpërmjet sulmuesit të rrezikshëm, Kastriot Rexhës, që gjyqtarët e ndeshjes e cilësuan si të pa rregullt.
“Për mua që është gol i rregullt. Gjyqtari anësor është dashur të qëndrojë disa metra më përpara në linj. E ka anuluar një gol të rregullt, për mua është gol i rregullt”.
Ndërsa, analisti tjetër Granit Begolli e cilësoi si gol të rregull, duke mos u pajtuar me mendimin e Munishit.
Begolli muaj më parë mbante pozitën e drejtorit sportiv të Prishtinës.
Gjyqtarë në këtë ndeshje ishin Tefik Maloku me asistentët e tij, Fatlum Berishën e Bujar Selimajn.
Prishtina me këtë fitore renditet në pozitën e tretë me 41 pikë.