Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, me Napolin, eliminohen nga Europa League.
Napolitanëve nuk iu kreu punë as fitorja me rezultat 2:1 në stadiumin “Diego Armando Maradona”, pasi që sfidën e parë e humbën nga Granada me 2:0.
Për Napolin shënuan Zielinski (3'), Ruiz (59') dhe për Granadën Montoro (25').
Granada kualifikohet në të tetën e finales, ndërsa skuadra italiane i thotë lamtumirë garave evropiane.