Kylian Mbappé ka kthyer të gjithë prozhektorët nga vetja pas atij tregolëshi në Camp Nou ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve. Sulmuesi francez inspiroi PSG në fitoren 1-4, ndërsa shumë specialist apo ish-futbollistë kanë theksuar se tashmë, francezi është futbollisti më i mirë në botë.
I këtij mendimi është edhe ish-sulmuesi Dimitar Berbatov, i cili shprehet i bindur se Mbappe tashmë është më i mirë se Messi dhe Ronaldo, transmeton "Vip Sport".
“Në këtë moment, Mbappe është numri një, e shoh tashmë para Messit dhe Ronaldos.
I takon atij dhe Haaland të trashëgojnë sfidën mes Messit dhe Ronaldos. Por, unë nuk nënvlerësoj edhe Bruno Fernandes, i cili në vitin tjetër mund të jetë një kandidat për Topin e Artë duke parë atë që po bën me Manchester United", u shpreh Berbatov.