Roma ashtu siç pritej edhe ka vazhduar në të tetën e finales së Europa League.
Fitorja në takimin e parë me 2:0, ia kishte lehtësuar dukshëm punën për sfidën e sotme në "Olimpico", ku sërish fituan por kësaj radhe me rezultat 3:1 ndaj skuadrës portugeze Braga.
Golat i shënuan për Romën Dzeko (24'), Perez (75'), Mayoral(90+1') dhe për Bragën Cristante (88'-autogol).
Duhet theksuar se në minutën e 72-të, futbollisti Pellegrini i Romës, dështoi nga penalltia.