Futbollisti shqiptar, Arijan Ademi, u paraqit standard dhe me Dinamon e Zagrebit e eliminuan skuadrës ruse Krasnodar.
Dinamo ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Krasnodarit, në takimin që u zhvillua në "Maksimir" të Zagrebit.
Orsiç në minutën e 31-të ka realizuar falë asistimit të Jakiç.
Dinamovitë e kanë fituar edhe takimin e parë me 3:2 dhe me rezultat të përgjithshëm 4:2 avancojnë në të tetën e finales së Europa League.
Reprezentuesi i Kosovës, Lirim Kastrati, qëndrojë në bankë dhe nuk u fut asnjë minutë, megjithatë iu gëzua kualifikimit.