Portieri i Liverpoolit, Alisson Becker mori një lajm të kobshëm nga vendlindja.
Babai i tij u nda nga jeta tragjikisht derisa po notonte në një lum në Brazil.
Për shkak të rrethanave me Covid-19, Alisson nuk mund të jetë i pranishëm në ceremoninë e varrimit të babait.
“Dua të falënderoj të gjithë për mesazhet e dërguara për babain tim. Familja jonë ndjenë dashurinë e të gjithëve. Zoti iu bekoftë të gjithëve” ka shkruar Alisson në Twitter.