Liverpool humbet edhe kapitenin, operohet Henderson!
Jordan Henderson iu nënshtrua një operacioni në “adductor”, pasi u dëmtua javën e kaluar në ndeshjen e Premier League kundër Everton.
Mesfushori anglez, kapiten i Liverpool, menjëherë do të fillojë një program rehabilitimi, por kthimi i tij në fushë përjashtohet deri pas ndërprerjes ndërkombëtare në mars, kur kombëtaret respective do të luajnë ndeshjet e para kualifikuese.
Trajneri Klopp duhet të bëjë edhe pa të, ndërkohë që disa dëmtime të tjera me peshë i kanë penalizuar së tepërmi “Reds”, të dalë nga gara për titull qysh tani.