Që moti janë shokë, por sot punojnë së bashku në një klub, Al – Arabi në Kuvajt!
Legjenda e Kosovës, Ardian Kozniku dhe legjenda kroate Ante Mishe, dy shok e miq të pandashëm.
Që të dytë dikur bashkëlojtarë në Hajdukun e Splitit.

Ardian Kozniku dhe Ante Mishenë Kuvajt
Ante Mishe, si futbollist në vitin 1991-1992 e kapi edhe pushkën për ta ruajtur stadiumin “Polud” në Split nga bandat serbe.
Mishe njihet si njeri i qetë, por kur i vlon gjaku vështirë është t’i dilet para (mund ta shikoni në video nga minuta 15.30 si e kapi për flokë Mihajlloviqin).

Kozniku dhe Mishe në Kuvajt
Sot Kozniku punon së bashku me të në Kuvajt dhe synojnë të ndërtojnë një ekip të fortë.
Mishe mbahet mend si një nga futbollistët me trim që kishte Hajduku në fund të viteve të 90-ta dhe fillim të viteve të 90-ta.
Hiq me larg se me 8 maj të vitit 1991, në stadiumin e APJ-së në Beograd, siç quhej atëkohë stadiumi i Partizanit, u zhvillua ndeshja finale e Kupës “Marshall Tito”, mes dy klubeve Cërvena Zvezdës nga Beogradi dhe Hajdukut nga Spliti, që u fituan nga kroatët me 0:1.

Mishe dhe Mihajlloviq, me 8 maj 1991
Mishe nuk e duroj Sinisha Mihajlloviqin, që gjithnjë ishte si krah i djathtë i Zhelko Razhnatoviq – Arkan, kriminel lufte.
Edhes sot dashamirëve të zjarrtë të futbollit, iu kujtohet rrëmuja në fushë dhe Mishe me zemër të madhe se si reagoi, në ato fyerje e kacafytje, për të gjitha ishte shkaktar Sinisha Mihajlloviq, që ndërhyri shumë ashpër ndaj Kovaç në minutën e 70-të.
Mishes i vloi gjaku dhe e kapi për flokë Mihajlloviqin për rreth 10 sekonda e sillte nëpër fushë sikur pula pa kokë! Prandaj, sot Kozniku është me fat që punon me një personalitet të rrallë si Mishe.