Rrahje e rëndë, futbollisti rrezikoi të humbiste syrin pas kësaj grindjeje!
Spenser Jones lojtar i futbollit amerikan i skuadrës së Oklahoma Suners pati një grindje të rëndë me një djalë në një lokal nate dhe gati sa nuk e humbi syrin nga goditja.
Nuk dihet ende arsyeja e kësaj grindjeje midis dy protagonistëve ku kjo video është bërë virale në rrjet.
Nga pamjet shihet qartë që përplasja ka qenë tepër e dhunshme, teksa paralelisht me të është konfliktuar edhe shoku i tij. Askush nuk ndërhyn për t’i ndarë, teksa të pranishmit nuk nguruan ta filmonin këtë incident tepër të rëndë.