Sulmuesi i Romës, Edin Dzeko ka pësuar një dëmtim të shkallës së parë në kofshën e majtë dhe thuhet se do të mbetet jashtë fushave për dy javë.
Calciomercato.com raporton se sulmuesi i Romës iu është nënshtruar disa testeve sot dhe Boshnjaku do të jetë jashtë për dy javë për shkak të një dëmtimi të shkallës së parë në këmbën e majtë.
Boshnjaku startoi kundër Sporting Braga natën e kaluar dhe shënoi në pjesën e parë, por ai u detyrua të largohej pas 67 minutash.
Prandaj Dzeko do të humbasë ndeshjen kundër Milanit të dielën, ndeshjen e mesjavës kundër Fiorentina dhe atë kundër Genoa të dielën tjetër.
Ai potencialisht mund të kthehet në ndeshjen e parë kundër Shakhtar Donetsk më 11 mars ndaj Shakhtar Dontesk.