PSG o monitoron situatën e mbrojtësit shqiptar Elseid Hysaj raporton ESPN.
Raportohet se drejtori sportiv i ekipit francez, Leonardo, tashmë ka nisur kontaktet me përfaqësuesin e Hysajt duke pasur parasysh se mbrojtësit të Shqipërisë i skadon kontrata me Napolin në fund të sezonit.
Më herët, agjenti i Hysajt ka paralajmëruar largimin e klientit të tij nga ekipi italian pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës.
Te PSG Hysaj po shihet si opsion i lirë për repartin defensiv.