Drejtori sportiv i Monzas, Adriano Galliani ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
AC Monza ka njoftuar përmes uebfaqes zyrtare të klubit se Drejtori sportiv i klubit, Adriano Galliani ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Monza ka konfirmuar se Galliani nuk ka shfaqur simptoma dhe ka rezultuar pozitiv në testimin e fundit.
Galliani është duke iu nënshtruar të gjitha rregullave anti-COVID-19 në fuqi dhe ka hyrë në vet izolim.