Werder Bremen ka arritur të fitojë me përmbysje ndaj Eintracht Frankfurtit me rezultat 2:1, duke i arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme.
Milot Rashica “eklipsoi” të gjithë me performancë fantastike, teksa dhuroi edhe një asist për golin e barazimit të shënuar nga Selassie.
Përveç asistit, futbollisti shqiptar dhuroi një performancë fantastike, duke qenë më i miri në fushë.
Me këtë fitore, Werder Bremen shkon në kuotën e 26 pikëve në vendin e 12-të.
Në anën tjetër, Frankfurti mbetet i katërti me 42 pikë.