Xhiro e 16-të në Ligën e Parë hapet ditën e shtunë me tri takime tejet interesante.
Vëmendja kryesore do të jetë padyshim në Grupin A, me ç’rast Liria e pret Drenasin në “Përparim Thaçi” të Prizrenit.
Po në këtë grup do të takohen gjithashtu edhe Istogu me Trepçën.
Dueli i vetëm që do të zhvillohet në Grupin B do të jetë ai ndërmjet Ramiz Sadikut dhe Vitisë.
Grupi A
Liria – Drenasi
Istogu – Trepça
Grupi B
Ramiz Sadiku – Vitia.