​Superliga e Shqipërisë vazhdon sot me xhiron e 21-të

Futboll

​Superliga e Shqipërisë vazhdon sot me xhiron e 21-të

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 11:28
​Superliga e Shqipërisë

Superliga e Shqipërisë vazhdon sot me disa ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 21-të.

Ndër përballjet më interesante të këtij programi do të jetë mes Vllaznisë e KF Tiranës.

Pas 20 ndeshjeve, Vllaznia kryeson tabelën me 12 fitore, pesë barazime e tre humbje, duke arkëtuar 41 pikë.

Në anën tjetër, skuadra e Tiranës pas 20 xhirosh ka regjistruar gjashtë fitore, tetë barazime dhe gjashtë humbje, duke u pozicionuar në vendin e gjashtë me gjithsej 26 pikë.

Programin e plotë të ndeshjeve në Superligën e Shqipërisë e gjeni të bashkangjitur më poshtë.

13:00 Bylis (8) – Skënderbeu (10) (Stadiumi Adush Muça)

13:00 Kastrioti (7) – Apolonia Fier (9) (Stadiumi i Kastriotit)

13:00 Vllaznia (1) – KF Tirana (6) (Stadiumi Loro Boriçi)

16:00 Partizani (2) – Laçi (4) (Stadiumi Kompleksi Partizani)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat