Pas Marotta-s dhe Ausilio-s, lista e drejtuesve pozitivë me koronavirus në futbollin italian po zgjatet.
I fundit në radhë për t’u shtuar është Adriano Galliani. Drejtori menaxhues i Monza zbuloi pozitivitetin e tij, pas kontrolleve të fundit të kryera, në prag të ndeshjes kundër Cittadella, të planifikuar për nesër pasdite.
Ky është njoftimi për shtyp, që u shfaq në faqen zyrtare të klubit të Serie B:
“AC Monza njofton se Adriano Galliani u testua pozitiv për Covid-19, pas tamponit të fundit molekular që kreu. Kryeshefi ekzekutiv kuq e bardhë, në përputhje me rregulloret shëndetësore në fuqi, ka hyrë në regjimin e karantinës në shtëpi”.
Galliani është në izolim në shtëpinë e tij dhe, padyshim, nuk do të jetë në gjendje të ndjekë drejtpërdrejt lojën kundër venedikasve. Ai do të duhet të kënaqet me brohoritjet për Boateng dhe shokët e tij nga TV.