Kanë kaluar disa muaj prej vdekjes së legjendës së futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona.
Më 25 nëntor të vitit të kaluar, Maradona vdiq pas një sulmi në zemër.
Vdekja e Maradonës po cilësohet e dyshimtë nga dy vajzat e legjendës, Giannina dhe Jana.
Ato kanë shkuar te prokurori në një seancë për të dëgjuar se vdekja e babait të tyre erdhi si pasojë e neglizhencës së stafit mjekësor.
Giannina dhe Jana Maradona u thirrën nga avokati i rrethit San Isidro të Buenos Aires, për t’u marrë në pyetje për çështje specifike të ngritura gjatë hetimit.