Besëlidhja nga Prishtina ka qenë prej skuadrave më të forta në vitet e 90-ta, në kohën e okupimit, që nga radhët e saja kanë dalë shumë emra të spikatur, ndër ta edhe ish futbollisti i mirënjohur Mehmet Dragusha, që ka luajtur në Bundesliga I dhe II!
Po i paraqesim dy fotografi, me përbërje të ndryshme dhe secila më e fortë se tjetra.
Një emër aq i bukur që dikur dridhte klubet e forta si Prishtinën, Flamurtarin, Vëllaznimin, Lirinë, Besën...
Në foton e parë, në këmbë nga e majta janë Ibrahim Arifi, Mehmet Dragusha, Sejdi Gashi, Arsim Plepolli, Ali Osmani, Mehmet Kurda. Ulur nga e majta, Qazim Rashiti, Arben Koliqi, Hysni Gjinovci, Ilir Shuleta, Tahir Ahmeti.
Në foton e dytë, në këmbë nga e majta janë Ibrahim Arifi, Ilir Shuleta, Mehmet Dragushe, Sejdi Gashi, Mehmet Kurda, Uran Elshani, Ulur nga e majta: Tahir Ahmeti, Arsim Plepolli, Hysni Gjinovci, Qazim Rashiti, Xhevat Kurti.