Afrim Muçiqi, këngëtari i mirënjohur dhe nënkryetar i klubit me renome të futbollit Prishtina, sot ka datëlindjen!
Djali i tij, Albani, portieri i shquar i FC Prishtina, lutet që Afrimi mos të plaket kurrë por të mbetet siç është tani.
“Baba, shoku, haveri jem sot e ka datëlindjen.
Ishalla nuk plakesh kurrë, të dua shumë legjendë e gjallë”, aks shkruar Albani.
Që të dytë sot janë të fokusuar për fitore në Mitrovicë kundër Trepçës ‘89 dhe ta përforcojnë hapin në luftë për titullin e kampionit të Kosovës.