Klubi Futbollistik “Trepça ’89” para kësaj ndeshje ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e njohur brazilian Gustavo Carbonieri.
28 vjeçari nga Santa Rosa ka ‘firmosur’ kontratë deri në fundin e sezonit me ‘minatorët’ mitrovicas, teksa është inkuadruar menjëherë në formacionin titullar të Shpëtim Idrizit për përballjen ndaj Prishtinës.
Carbonieri ka një karrierë tejet të pasur sportive, derisa ka qenë pjesë e shumë skuadrave në vendlindje si Salgueiro, Rio Branco, Central, Penapolense, Bragantino, Tombense, Rio Preto e Atibaia.
Ai karrierë ka bërë edhe te gjiganti kroat Hajduk Split, ekip me të cilin luajti edhe në ndeshjet e Ligës së Evropës.
Te Trepça ’89, Carbonieri vjen nga ekipi bullgar Tsarsko Selo.
Klubi mitrovicas është në pritje të transferimit edhe të tre futbollistëve të tjerë sapo të përfundon çështjen e dokumentacionit.