Në 45 minutat e parë pamë një sfidë shumë interesante mes Manchester Cityt dhe West Ham, ku të dy skuadrat kanë shënuar nga një gol, për të mbyllur pjesën e parë me rezultat 1-1.
Në këto 45 minuta pamë një pjesë interesante, pas disa rasteve të krijuara të dy skuadrat shënuan nga një gol.
Në minutën e 30-të, Kevin de Bruyne dhuroi një asistim për Ruben Dias dhe ky i fundit e konkretizoi atë.
Pas humbi një rast shumë të mirë në minutën e 40-të, Michail Antonio, shënoi gol një minutë para përfundimit të pjesës së parë.
Jesse Lingard po vazhdon formën e tij të mirë, duke asistuar golin e barazimit