Prishtina ka vazhduar me fitore në stinorin pranveror, e katërta me radhë dhe gjithnjë e më shumë po e përforcon hapin në luftë për titullin e kampionit të Kosovës.
Prishtina ka shënuar fitore në frymën e fundit me rezultat 2:1 ndaj Trepçës ’89, që u luajt në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.
Bardhekaltrit ndalin serinë e mirë të mitrovicasve, me dy fitore e një barazim.
Në minutën e 52-të, Lumbardh Dellova realizoi për 0:1, ndërsa Arbnor Muja barazon 1:1 pikërisht në minutën e 90+1.
Futbollisti Leonit Abazi në minutën e 90+6, realizoi për fitoren 1:2 të Prishtinës.
Prishtina tani ngritët në vend të dytë me 44 pikë por ka një ndeshje më shumë dhe një pikë me pak se lideri Ballkani dhe e lë pas Dritën me 44 sosh, ndërsa Trepça ’89 renditet në vend të pestë me 28 sosh.
Kryetrajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, është më i qetë se kurrë, e ka kthyer skuadrën me renome në rrugën e fitoreve dhe të shkëlqimit ashtu si e duan dashamirët me të zjarrtë të kësaj skuadre.