Sevilla – Barcelona do të jetë një nga takimet më interesante të xhiros së 25-të në La Ligan spanjolle.
Dy skuadrat janë dy pikë larg njëra tjetrës do një fitore eventuale mund të bëjë dallimet në tabelën e klasifikimit.
Andaluzianët kanë vetëm një humbje në 11 ndeshje, duke renditur dhjetë fitore dhe asnjë barazim.
Katalunasit në anën tjetër kanë formë jo stabile në takimet e fundit dhe fitorja në “Sanchez Pizjuan” do të ishte e rëndësishme për ecurinë e tyre.
Takimin e fundi të zhvilluar ndërmjet dy ekipeve e ka fituar Sevilla në shtëpi me rezultat të pastër 2:0.
Ballafaqimi në fjalë do të zhvillohet sot me fillim nga ora 16:15.
Formacionet e mundshme:
Sevilla (4-3-3): Bounou; Navas, Kounde, Carlos, Rekik; Jordan, Fernando, Rakitiq; Suso, En-Nesyri, Munir
Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Dest, Pique, Lenglet, Alba; De Jong, Busquets, Pedri; Griezmann, Messi, Dembele.