Manchester City me shumë mund ka arritur tre pikë në duel me West Ham-in.
City ka shënuar fitore minimale me rezultat 2:1 ndaj West Ham, në takimin që u zhvillua në stadiumin në "Etihad".
Për Cityn shënuan futbollistët Dias (30'), Stones (68') dhe për West Ham Antonio (43').
Pas javës së 26-të në Premier League, Manchester City kryeson bindshëm me 62 pikë dhe West Ham është i 4-ti me 45 sosh.