Ditën e sotme ishte parashikuar konferenca e zakonshme e trajnerit të Interit, Antonio Conte , para duelit të nesërm ndaj Xhenoas. Mirëpo, në kampin zikaltër janë konstatuar dhe dy raste të tjera me Covid-19 e për pasojë është anuluar konferenca për shtyp e teknikut zikaltër.
Ditën e enjte u konfirmuan të infektuar Bepe Marota, Alesandro Antonelo dhe Piero Auzilio. E gjithë skuadra iu nënshtrua tamponëve teksa të gjithë dolën negativë.
Të infektuarit e radhës janë Eva Bartonova dhe Gaetano Oristanio. E para vjen nga ekipi i femrave dhe është infektuar kur ishte në grumbullim me kombëtaren e saj çeke.
Rasti i dytë vjen nga ekipi i të rinjve dhe tashmë frika është sërish tek interistët.