Sevilla dhe Barcelona po ndeshen në kuadër të xhiros së 25-të të La Ligas.
Sevilla është njëra nga skuadrat më formën më të mirë në La Liga kohët e fundit.
Skuadra e Julien Lopetegui është në disavantazh në pjesën e parë nga Barcelona. Ishte Lionel Messi i cili i dhuroi një asistim të bukur të rikthyerit nga lëndimi, Ousmane Dembele i cili shënoi në min (29′).
Messi dukej i disponuar për lojë, ai u ndëshkua me karton të verdhë dhe rrezikoi të marrë edhe një tjetër pas një ndërhyrje në Jules Konude.
Skuadrat shkuan në pushime me rezultatin, Sevilla 0-1 Barcelona.