Stuttgarti arkëton tre pikë të mëdha, ndërsa Schalke 04 po rrëshqet drejt Bundesliga II.
Mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi me Schalke 04 patën ditë të keqe, duke pësuar humbje të thellë në udhëtim, me rezultat 5:1 nga Stuttgarti.
Mustafa u paraqit standard por skuadra e tij mbetet duarthatë. Vendasit për 35 minuta i dhanë grusht të fortë mysafirëve, duke shënuar përmes Endo (10' e 26'), Kallajxhiq (34'), pastaj edhe Klement (88’) e Didavi (90+1).
Për Schalken realizon Kollashinac (40'). Në minutën e 72-të, Bentaleb dështon nga penalltia, duke lëshuar një rast të mirë për Schalken.
Pas javës së 23-të, Stuttgarti renditet në vend të nëntë me 32 pikë dhe Schalke është në fund me 9 sosh.