Futbollisti nga Kosova, Elvis Rexhbeçaj, me Koln-in nuk arritën të bëjnë befasi në "Allianz Arena" në Munih.
Koln mposhtet me rezultat 5:1 nga Bayerni, në kuadër të javës së 23-të të Bundesliga I.
Për Bayernin realizuan Choupo-Moting (18'), Lewandowski (33' e 65'), Gnabry (82’ e 86’) dhe për Koln-in shënoi Skhiri (49'). ]
Bayerni udhëheq kreun me 52 pikë, ndërsa Koln është i 14-ti me 21. Rexhbeçaj u zëvendësua në minutën e 71-të.
Lewandowski kryeson bindshëm listën e shënuesve, me gjithsej 28 gola apo ka nëntë më shumë se Silva i Eintrachtit, që renditet në vend të dytë.