Dortmundi ka shënuar fitore me rezultat 3:0 kundër Arminia Bielefeldit.
Gjithçka ka ndryshuar në pjesën e dytë të lojës, pasi që në të parën rrjetat mbeten të paprekura.
Futbollistët Dahoud (48'), Sancho (58'), Reinier (81’) shënuan për fitoren e verdhezinjve.
Dortmundi tani për tani zë vendin e pestë me 39 pikë pas 23 jave në Bundesliga I, ndërsa Arminia është e 16-ta me 18 sosh.