Edhe pse Frankfurti është njëra nga skuadrat më në formë këtë sezon në Bundesliga, Werder Bremeni i frymëzyar nga Milot Rashica arriti ti mposht me rikthim ata.
Rashica ishte titullar në këtë ndeshje, ai dhuroi një asistim të bukur për Gebre Selassie në min (47′).
Miloti luajti 86 minuta, regjistroi dy goditje në portë dhe një herë goditi shtyllën, kishte totalisht 15 pasime të sakta dhe morri notën më të lartë 8.1 nga të gjithë skaudra.
Tani, skaudra e Werderit ka postuar një fotografi ku ka vlerësuar Rashicën në ndeshjen e mbrëmshme.
Milot Rashica appreciation post ?
— SV Werder Bremen EN (@werderbremen_en) February 27, 2021
Absolutely unplayable yesterday! ?@milotrashica | #werder pic.twitter.com/WwyeLahT8P
Në postimin e tyre thuhet se Miloti ishte i pandalshëm natën e mbrëmshme.