Asistimi i Kevin De Bruynes për Manchester Cityn kundër West Ham të shtunën e çoi atë në vendin e dhjetë të të gjitha kohërave për asistime në Ligën Premier.
Manchester City fitoi me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj West Hamit në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Ligën Premier.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Ruben Dias dhe John Stones për vendasit, ndërsa për Çekanët shënoi Micheal Antonio.
Megjithatë, ishte ylli belg, De Bruyne, i cili me asistimin tek goli i parë nga Dias hyri në histori të Ligës Premier.
De Bruyne arriti shifrën e 11 asistimeve këtë sezon, ndërsa në përgjithësi tani zë vendin e dhjetë në listën e më të mirëve në histori të kampionatit anglez.
Asistimi i De Bruynes ishte i 77-ti i tij në Ligën Premier, duke e çuar atë mbi Teddy Sheringham dhe vetëm tri larg David Beckham në vendin e nëntë.
James Milner, Steven Gerrard dhe Davis Silva janë mbi Beckham në listë, ndërsa në vendin e pestë renditet Dennis Bergkamp me 94 asistime.
I katërti renditet Frank Lampard me 102 asistime apo vetëm një më shumë se Wayne Rooney i treti, ndërsa Cesc Fabregas zë vendin e dytë me 111 asistime apo shumë larg nga vendi i parë i mbajtur nga Ryan Giggs me 162 asistime.
Lista me dhjetë asistuesit më të mirë në histori të Ligës Premier:
![Image](/media/botasot.info/images/2021/February/27/auto_0931614445207.jpg)