Hysaj dhe Messi në një ekip, zbulohet lista e gjigantëve të Europës?
Sipas Espn, Elseid Hysaj, është një nga emrat në listën e PSG-së për merkaton e verës së ardhshme.
Klubi francez do të kërkojë të përforcohet për sezonin 2021/22 duke marrë lojtarë me kosto zero.
Përveç yllit kuqezi, kontrata e të cilit me Napoli-n skadon në fundin e këtij sezoni, janë edhe Leo Messi, David Alaba, Georginio Wijnaldum dhe Memphis Depay.
I vetmi lojtar të cilit i është bërë një ofertë konkrete nga PSG është Alaba.