Shumica e lojtarëve të klubit gjerman, FC Schalke 04 po kërkojnë shkarkimin e trajnerit Christian Groß dhe stafit të tij.
Disa nga arsyet janë, se Groß i flet lojtarëve me gjuhë tjetër, i ngatërron emrat me ato të lojtarëve kundërshtarë, kritikojnë mënyrën e stërvitjes dhe sidomos taktikën para ndeshjes.
Poashtu ata fajësojnë edhe trajnerin e fitnesit, Werner Leuthard me stafin e tij për lëndimet aktuale të ekipit.
Schalke gjindet në pozitën e fundit në tabelën gjermane, e cila për 23 ndeshje ka marrë vetëm 9 pikë.