KF Trepça ’89 nga Mitrovica, ka reaguar menjëherë pas humbjes me rezultat 2:1 nga Prishtina, në stadiumin “Riza Lushta”.
“Nuk është e thënë të jesh sportist e të mos kesh edukatë.
Nuk e din se ku të çojnë valët e jetës, sot ke vesh fanellë e këtij klubi, nesër ndoshta ndonjë tjetër.
Jeni pasqyrë e gjeneratave të reja.
Marre të keni. Lumbardh Dellova bënë gjest të pahijshëm ndaj Kryesisë së KF Trepçës '89, pa asnjë shkak pa asnjë arsye, e përkundrazi Kryesia i dalin në mbrojtje”, ka reaguar Trepça ’89.