Trepça ’89 ka reaguar ashpër ndaj futbollistit të Prishtinës, Lumbardh Dellova dhe sipas tyre, duhet të keni marre, për sjellje të pahijshme. Dellova, autor i golit të parë të Prishtinës, i kundërpërgjigjet mitrovicasve, duke iu thënë se nuk e ka provokuar askënd.
“Qendërmbrojtësi Lumbardh Dellova, sot ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e Prishtinës, pas paraqitjeve brilante në mbrojtje, ai sot u theksua edhe si golashënues i spikatur”, shkruan në faqen e FC Prishtina.
“Nuk kam pasur asgjë me askënd e aq më pak me ndonjë anëtar të kryesisë së Trepçës ’89. Pas ndeshjes kam shkuar në zhveshtore duke festuar edhe nuk kam provokuar askënd. Jam shumë i lumtur për fitoren dhe golin tim të parë me fanellën e Prishtinës.
Shpresoj të vazhdojmë kështu edhe në ndeshjet në vazhdim”, tha Dellova për faqen FC Prishtina.
Bardhekatrit shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj Trepçës ‘89 në “Riza Lushta”.