Igli Tare tregon objektivat e klubit: Humbja ndaj Bajernit në Champions? Kampionati është “buka” jonë e përditshme!
Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare ka folur përpara sfidës ndaj Bolonjës duke u prononcuar në mikrofonat e “SKY Sport” duke thënë se kampionati është “buka e përditshme” e skuadrës bardhekaltër:
“A jemi të nxehur për humbjen ndaj Bajernit të Mynihut? Më shumë se të nxehur jemi të vetëdijshëm se kampionati është ‘buka’ jonë e përditshme.
Kemi folur me skuadrën, objektivi ynë është kualifikimi në Champions sezonin pasardhës. Sonte duhet të fitojmë për të harruar humbjen ndaj Bajernit të Mynihut".