Trajneri e shpërblen, Muçi realizon debutimin me Legian!
Ernest Muçi realizoi sot debutimin me Legia Varshavën në kampionatin polak.
Sulmuesi i Shpresave u aktivizua në fillimin e pjesës së dytë të sfidës kundër Gornikut. 19-vjeçari mori vendin e portugezit Rafael Lopes.
Momentalisht, ndeshja është me rezultat 1-1. Kampionët polakë kanë pritshmëri të mëdha këtë sezon nga ish-sulmuesi i Tiranës..