Pronari i Chelseat Roman Abramovich është gati të financojë një tjetër fushatë të transferimeve në verën e ardhshme, me më shumë se 200 milionë funte (278 milion dollarë) që do të vihen në dispozicion për menaxherin Thomas Tuchel për t’i shpenzuar, raporton “Sport1”.
“Blutë” ishin shpenzuesit më të mëdhenj në Premier League nën pararendësin e Tuchelit, Frank Lampard verën e kaluar, me më shumë se 200 milionë funte të shpenzuara për shtatë lojtarë përfshirë Ben Chilëell, Timo Ëerner dhe Kai Havertz.
Lampard u përpoq të merrte më të mirën nga ato nënshkrime dhe u shkarkua muajin e kaluar, por fillimi premtues i Tuchel si trajner i Chelseat e ka bindur Abramovichin që ta mbështesë atë në tregun e transferimeve në fund të sezonit.