Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka folur për objektivin e klubit.
Tare ka folur për mbarëvajtjen e formës së skuadrës, ku Lazio tani u mposht nga Bayerni në Ligën e Kampionëve dhe nga Bologna në Serie A.
Ai duke folur për “SkySport” u shpreh optimist.
“Më shumë sesa që jemi të mllefosur, jemi të vetëdijshëm që objektivi ynë primar mbetet kampionati i Serie A”, tha ai.
“Pastaj paraqitjet në Ligën e Kampionëve. Duhet ta harrojmë këtë humbje që n aka mësuar shumë gjëra”, tha Tare.
Lazio pësoi humbje nga Bologna në kuadër të xhiros së 24-të të Serie A, tani “Biancocielestët” duhet të fitojnë sa më shumë pike në mënyrë që të kualifikohen për Ligën e Kampionëve.