Chelsea dëshiron të vazhdojë kontratën mbrojtësit Thiago Silva.
Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, klubi i Chelseat është i gatshëm ti ofrojë edhe për një vit zgjatjen e kontratës Thiago Silvës.
Edhe pse është 36 vejçar, paraqitjet e tij kanë qenë mahnitëse me “The Blues” dhe kjo është arsyeja që zyrtarët londinezë janë bindur për rinovimin e kontratës.
Edhe Thiago Silva kishte shprehur dëshirën e tij për vazhdimin e kontratës dhe tani si duket kjo është afër që të ndodhë.
Romano raporton se Chelsea dëshiron ta aktivizojë klauzolën e vazhdimit të kontratës dhe tani mbetet që Thiago Silva dhe agjenti i tij të vendosin nëse dëshirojnë zgjatjen apo jo.