Juventusi pas Raphael Varane.
Sipas asaj që shkruan “Don Balon”, bardhezinjtë për sezonin pasardhës po mendojnë për mbrojtësin francez të madrilenëve i cili është një ndër pikat kyçe të Los Blancos.
Klubi mbretëror e vlerëson 50 milionë euro mbrojtësin 27-vjeçar, një shifër relativisht e lartë për buxhetin e “Zonjës së Vjetër” duke parë krizën e madhe financiare që është përfshirë në kohën e pandemisë globale të koronavirusit.
Varan me fanellën e Realit të Madridit në këtë sezon në të gjitha kompeticionet është aktivizuar në 31 ndeshje ku ka arritur të realizojë dy gola.