Vendosi të sakrifikojë për Kukësin, blofi me aktivizimin e kapitenit!
Pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen me Partizanin ka pasur shumë pikëpyetje për gatishmërinë e kapitenit të Kukësit, Agim Ibarimi në transfertën e Durrësit ndaj Teutës.
Gjithë situata e përgatitur gjatë javës, ku Ibraimi shikohej jashtë fushe, rezultoi blof, pasi ai e luajti të plotë ndeshjen e së premtes.
Duke parë rëndësinë e ndeshjes, mësohet se kapiteni Ibraimi ka vendosur të sakrifikojë duke luajtur me probleme në kavilje dhe misionin e përmbylli me sukses.