Jules Kounde, raportohet se është objektivi kryesor i Manchester Unitedit për afatin kalimtar të verës.
“Eurosport” shkruan se klubi anglez është duke monitoruar që një kohë të gjatë mbrojtësin e Sevillas.
Sipas këtij mediumi, 22 vjeçari është i pari në listën e dëshirave të Ole Gunnar Solskjaerit për afatin kalimtar veror.
Reprezentuesi francez luan në pozitën e qendërmrbojtësit, teksa në tregun e transferimeve vlerësohet me 50 milionë euro.
Jules Kounde ka kontratë të vlefshme me Sevillan deri më 30 qershor të vitit 2024.